Anulohet aksioni simbolik i Rinisë Demokratike e Kosovës për të nderuar Altin Kryezin

Rinia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se për të nderuar policin e ndjerë Altin Kryeziu, është anuluar aksioni simbolik i planifikuar që do të mbahet sot para hyrjes së Qeverisë në orën 17:00.

Altini ishte aktivist i Rinisë Demokratike të Kosovës para se të bashkohej me Policinë e Kosovës, prandaj humbja e tij prek shumë thellë.

Rinia Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e Altinit për humbjen e tyre të rëndë.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -