Rozana Radi po e gëzon verën në një nga destinacionet më të njohura të Italisë.
Këngëtarja dhe artistja shqiptare ka ndarë disa foto në Instagram nga Capri, ku shfaqet duke shijuar detin dhe atmosferën e ishullit italian.
Në fotot, Radi del në një varkë, me sfondin e shkëmbinjve karakteristikë të Capri-t dhe ujërave të kaltra të Mesdheut.
E rrethuar me aksesorë dhe syze dielli, ajo paraqitet në një pamje shumë verore. “Nën diellin e Caprit”, ka shkruar ajo në postimin e saj, duke e shoqëruar me flamurin italian dhe një zemër.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





