Drejtori i AKK-së kundërpërgjigjet ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për fondet e komunave

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kundërpërgjigjur ministrit në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, lidhur me fondet e komunave.

Ibrahimi ka thënë se nuk kishte pasur ndërmend të merrej me deklaratat e ministrit, por se, meqë Krasniqi e ka përmendur sërish emrin e tij, e ka parë të nevojshme të japë sqarime.

Ai ka akuzuar gjithashtu MAPL-në se në të kaluarën e ka sulmuar personalisht përmes kanaleve zyrtare të ministrisë, pasi Asociacioni kishte kërkuar sqarime për fondet e Bashkimit Evropian.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -