Gjykatëja e Nju Jorkut rrëzon vendimin për bllokimin e vizave për 75 shtete: Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria përfshihen

Një gjykatë federale e Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar vendimin e qeverisë amerikane për bllokimin e vizave për shtetasit nga 75 vende, duke vendosur që politika e imigracionit të Presidentit Trump është në kundërshtim me ligjin.

Gjykata ka urdhëruar rishqyrtimin e vizave për shtetasit nga vendet e prekura, si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Në vendim, gjyqtarja Vargas ka konstatuar se masa bllokuese shkel ligjin dhe ka urdhëruar Departamentin e Shtetit të rikthejë vlerësimin ligjor për të gjitha aplikimet.


- Advertisement -

Qeveria amerikane ka të drejtë të apelojë vendimin, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë ndërmerr veprime për përshpejtimin e deportimeve dhe uljen e kalimeve kufitare.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -