Organizata e Veteranëve të UÇK-së mbështet propozimin për Hashim Thaçin si president i Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Kosovë ka shprehur mbështetje për propozimin e ish-kryeministrit dhe ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, që Hashim Thaçi të rimarrë mandatin dhe të zgjidhet president i Kosovës pas kthimit të tij në vend.

Ata e kanë vlerësuar si një çështje me peshë kombëtare dhe institucionale që mund të shërbejë frymës unifikuese në vend.

Thaçi, sipas OVL-UÇK-së, ka luajtur rol të rëndësishëm në luftën çlirimtare dhe në proceset shtetformuese të Kosovës.


- Advertisement -

Organizata bën thirrje që kthimi i tij të bëhet në mënyrë institucionale dhe me zgjidhje të ligjshme për të mos lënë vakuum institucional dhe për të ruajtur sigurinë e shtetit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -