Kosova dhe Shqipëria kontribuojnë me trupa për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza

Kosova dhe Shqipëria janë ndër pesë shtetet që kanë zotuar trupa për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza (ISF), sipas një raportimi të Reuters.

Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 206 milionë dollarë për mbështetjen e kësaj force, edhe pse plani i paqes për Gazën vazhdon të jetë i bllokuar.

Kosova dhe Shqipëria janë paraparë të jenë përfitueset fillestare të automjeteve të blinduara amerikane që do të përshtaten për përdorim nga Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit.


- Advertisement -

Në mesin e shteteve që kanë konfirmuar gatishmërinë për të kontribuar me trupa janë edhe Indonezia, Maroku dhe Kazakistani.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të mund të dislokohen trupat e vendeve pjesëmarrëse.

Për Kosovën dhe Shqipërinë, përfshirja në këtë strukturë do të nënkuptonte pjesëmarrje në një mision të rëndësishëm ndërkombëtar të sigurisë.

Plani për Gazën ka hasur në pengesa të mëdha për shkak të mospajtimeve mes Izraelit dhe Hamasit.

Administrata amerikane e konsideron financimin si një hap fillestar drejt zbatimit të planit për Gazën.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -