Mërgimtarët nga Kosova filluan kthimin drejt Evropës: Pritjet në kufi dhe Aeroportin Ndërkombëtar

Pas ditëve të kaluara në Kosovë, bashkatdhetarët kanë nisur kthimin drejt vendeve të Evropës.

Në pikën kufitare në Merdar, pritjet kanë kaluar dy orë.

Fluksi i kthimit po vazhdon edhe përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.


- Advertisement -

Mërgimtarët po lënë pas Kosovën, teksa kanë nisur rrugën e gjatë të kthimit pas ditëve të kaluara në atdhe.

Pas pushimeve në vendlindje, një pjesë e bashkatdhetarëve tanë ia kanë mësyrë vendeve të Evropës, ku jetojnë dhe punojnë.

Megjithëse rruga e tyre nuk është e lehtë, pasi shpesh ata raportojnë pritje të gjata gjatë rrugës.

Pritjet e bashkatdhetarëve në pikën kufitare në Merdar shkuan më shumë se dy orë, teksa kolona ishte e gjatë deri në 1 km.

Pavarësisht pritjeve, ata treguan edhe për pushimet që i kaluan në Kosovë.

Përveç kalimit përmes pikave kufitare, fluksi i kthimit të mërgatës po vazhdon edhe përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *