Kushtet e Rënda të Punës Në KEK: Rreziku Për Jetën e Punonjësve

Me shkresa e kërkesa për përmirësim të kushteve të punës iu drejtuan disa herë bordit udhëheqës.

Pikërisht nën dyshimet se munguan mjetet mbrojtëse të punës, një punonjës i KEK-ut humbi jetën të enjten.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari tha se për shkak të kushteve po rrezikohen jetët e punonjësve.


- Advertisement -

Jashari tha se për shkak të kushteve të rënda brenda hapësirave të KEK, punonjësit rrezikohen edhe nga sëmundje të ndryshme. 32 vjeçari që vdiq dje qe punëtori i katërt i KEK që humbi jetën në vendin e punës gjatë këtij viti.

Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës në një konferencë për media e ka kritikuar qeverinë për qasjen karshi kësaj tragjedie.

Tahiri pati edhe një thirrje për qeverinë dhe autoritetet për të përkujdesur familjet e viktimave dhe për të rritur masat e sigurisë në vendet e punës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *