Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, takon në Hagë ish-kryetarin Kadri Veseli: Çfarë tha për të ardhmen e Kosovës?

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se ka takuar në Hagë ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Gruda ka thënë se gjatë takimit kanë biseduar për Kosovën, njerëzit dhe të ardhmen, ndërsa ka përcjellë edhe një mesazh që, sipas tij, Veseli e ka shprehur gjatë bisedës. “Takova Kryetarin Kadri Veseli në Hagë.

Biseduam gjatë për Kosovën, për njerëzit dhe për të ardhmen”, ka shkruar Gruda.


- Advertisement -

Ai ka thënë se Veseli nuk kishte shfaqur dëshpërim apo dorëzim, por, sipas tij, kishte besim dhe bindje se më 16 shtator do të jetë i lirë së bashku me bashkëluftëtarët e tij. “Në fjalët e tij kishte qetësi, por edhe një forcë të jashtëzakonshme.

Nuk kishte as dëshpërim, as dorëzim.

Përkundrazi, kishte besim dhe një bindje të fortë se më 16 shtator do të jetë i lirë, së bashku me shokët e tij”, ka deklaruar Gruda.

Në fund, ai ka reflektuar edhe mbi gjendjen e Veselit në paraburgim, duke thënë se kufizimi i lirisë fizike nuk e ka mposhtur shpirtin dhe bindjen e tij. “Burgu mund t’ia kufizojë njeriut lirinë fizike, por nuk mund t’ia burgosë shpirtin, bindjen dhe dashurinë për vendin”, ka shkruar Gruda.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *