Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm në raportimin mjedisor për vitin 2025, duke përmbushur 100% të obligimeve në kuadër të rrjedhave kryesore të të dhënave të Rrjetit Evropian te Informacionit dhe Vëzhgimit të Mjedisit (EIONET).
Kosova renditet si vendi i vetëm që ka arritur përmbushjen e plotë të obligimeve të raportimit për vitin 2025.
Edhe për vitin 2025, Kosova ka marrë pikët maksimale në të gjitha fushat obligative të raportimit, duke dëshmuar përkushtimin e AMMK-së në përmbushjen e detyrimeve në kuadër të bashkëpunimit me Agjencinë Evropiane të Mjedisit (EEA) dhe Rrjetin Evropian të Informacionit dhe Vëzhgimit të Mjedisit (EIONET).
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





