Operacioni për shuarjen e zjarrit në Milot po përfundon, ekipet nga ajri dhe toka në veprim

Operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën e Milotit po përfundon, me pesë mjete zjarrfikëse, forcat e ushtrisë dhe strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Kurbin në terren.

Në ndërhyrjen nga ajri është neutralizuar zjarri dhe është frenuar përhapja e flakëve.

Zjarri nuk ka prekur asnjë banesë, ndonëse ishte në afërsi të zonave të banuara.


- Advertisement -

Ekipet po punojnë për shuarjen e vatrave të mbetura aktive për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -