Kylie Minogue ka rikthyer një nga pamjet e saj më ikonike të viteve të 80-ta, teksa feston 25-vjetorin e albumit ‘Fever’, një prej projekteve më të suksesshme të karrierës së saj. 58-vjeçarja pozoi për revistën ‘Perfect’ me flokët në kaçurrela të shkurtra, të frymëzuara nga stili që mbante në fillimet e karrierës.
Në setin fotografik ajo eksperimentoi edhe me pamje të tjera që i referoheshin periudhave të ndryshme të karrierës, përfshirë prerjen e shkurtër të flokëve nga epoka e albumit ‘Impossible Princess’ të vitit 1997, shkruan DailyMail.
Albumi ‘Fever’, i publikuar në vitin 2001, shënoi një moment vendimtar për Kylie, sidomos në Shtetet e Bashkuara.
Projekti përfshinte hitet ‘Can’t Get You Out of My Head’ dhe ‘Love at First Sight’ dhe e ndihmoi këngëtaren të depërtonte fuqishëm në tregun amerikan, pavarësisht se para publikimit të albumit ajo nuk kishte ende një kompani diskografike amerikane.
Duke kujtuar ritmin e jashtëzakonshëm të ngjarjeve pas suksesit të ‘Fever’, Kylie tha se gjithçka ndodhi shumë shpejt: ‘Nuk kisha një shtëpi diskografike amerikane përpara se të dilte ‘Fever’.
Gjëja tjetër që bëra ishte që më çuan me një G5 në Cancun për të bërë diçka’.
Ajo e përshkroi atë periudhë si ‘çmenduri në një mënyrë të shkëlqyer’.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




