Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se nëse do të kthehej pas në kohë, nuk do të ndryshonte thelbësisht veprimet e tij gjatë rezistencës, shpalljes së pavarësisë dhe sigurimit të njohjeve ndërkombëtare.
Ai vlerëson se Kosova arriti lirinë dhe pavarësinë në një periudhë të shkurtër, duke theksuar se populli i Kosovës ia doli mrekullisht në këtë sfidë historike.
Thaçi gjithashtu shton se gjithmonë ka gjëra që mund të përmirësohen në politikë. /dukagjini Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





