Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, që KFOR-i të ndalë zvogëlimin gradual të pranisë së tij të përhershme në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Vuçiq tha se i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, përmes së cilës ka kërkuar që KFOR-i të ndalë “terrorin ndaj serbëve, përndjekjen dhe arrestimet e tyre, rrënimin e shtëpive, si dhe hapjen e urës mbi Ibër”.
Zyrtari i NATO-s ka thënë se KFOR-i ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së tij në urën kryesore në Mitrovicë, në përputhje me situatën e sigurisë në Kosovë.
Procesi po zhvillohet me transparencë dhe koordinohet ngushtë me të gjithë akterët relevante, përfshirë edhe Listën Serbe.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





