Deputetja e LDK-së kërkon hetim të plotë pas rasteve të vdekjeve në KEK

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është shprehur në lidhje me rastet e fundit të vdekjeve në KEK, duke theksuar rëndësinë e një hetimi të plotë për secilin incident.

Ajo ka kërkuar sqarimin e rrethanave dhe përgjegjësinë nëse konstatohen neglizhencë apo shkelje e rregullave të sigurisë në vendin e punës.

Po ashtu, Bajrami ka shtuar se është e nevojshme që KEK-u dhe kompanitë tjera të marrin masa për rritjen e sigurisë në punë, ndërsa Inspektorati Qendror i Punës duhet të intensifikojë mbikëqyrjen dhe të ndërmarrë hapa për parandalimin e rasteve të ngjashme.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *