Ramë Lahaj ironizon situatën e zgjedhjes së presidentit në Kosovë

Në një periudhë kur politika në Kosovë është në kërkim të një kandidati të përbashkët për president, tenori i njohur Ramë Lahaj ka vendosur të komentojë gjendjen në një mënyrë krejt tjetër.

Lahaj ka postuar një foto të vjetër nga Kuvendi i Kosovës, ku është i ulur në karrigen e kryetarit dhe me ironi shkruan: “Hapi kandidaturën si president i pavarur”.

Ai vazhdon me humor: “Neve Rugovasve na shkon kryetarallaku”.


- Advertisement -

Sipas tij, një nga ‘të këqijat’ e rugovasve është se duhen rreth dy dekada për t’u kuptuar.

Postimi i Lahajt vjen në një moment ku zgjedhja e presidentit të ardhshëm është bërë një nga temat kryesore në skenën politike të Kosovës.

Megjithatë, nga mënyra e shkrimit dhe përdorimi i fotografisë së vjetër, bëhet e qartë se ky është një batutë politike dhe jo një kandidaturë reale.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *