Hashim Thaçi rrëfen momentin e udhëtimit drejt Parisit në vitin 1999

Ish-presidenti, Hashim Thaçi ka rrëfyer një nga momentet e udhëtimit të tij nga Kosova drejt Parisit, në mars të vitit 1999, për të marrë pjesë në procesin e negociatave për marrëveshjen e Rambujesë.

Thaçi ka treguar se, para nisjes, e kishte informuar ekipin amerikan që vepronte në Kosovë për vendimin e tij për të udhëtuar drejt aeroportit përmes territorit të kontrolluar nga forcat serbe.

Sipas tij, ai kishte vendosur vetëm një kusht për këtë udhëtim. “Për vendimin tim, shpejt e informova ekipin amerikan që vepronte në Kosovë.


- Advertisement -

Por me një kusht: gjatë rrugës do të jem i pajisur me teknikën time vetëmbrojtëse, amerikanëve kjo çështje nuk u prishi fare punë”, ka rrëfyer Thaçi.

Ai ka treguar se amerikanët kishin kërkuar vetëm që ai të ishte i veshur me rroba civile. “Edhe ashtu isha veshur në xhinse dhe me xhaketë”, ka thënë Thaçi.

Duke folur për raportin e tij me armët dhe uniformën ushtarake, ai ka deklaruar se nuk kishte qenë ithtar i tyre. “Personalisht kurrë nuk kam qenë ithtarë i uniformës ushtarake; armën e kam urryer gjithmonë, por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë.

U bëmë luftëtarë, segmentet e gjithë shoqërisë kosovare, me ose pa”, është shprehur Thaçi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *