Pas vdekjes së një punëtori tjetër të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri ka reaguar duke ngritur shqetësime për gjendjen e sigurisë në këtë ndërmarrje.
Ymeri ka publikuar një reagim ku thotë se masat e sigurisë, sipas saj, respektohen kryesisht në momentet kur në KEK zhvillohen auditime apo inspektime nga jashtë. ‘Amo gjithkun siguria osht zero.
Veç kur vin prej jasht ndonjë auditim apo inspektor dalin: ‘Vishni shlemat!’ – bërtasin’, ka shkruar ajo.
Duke iu referuar rezultateve financiare të KEK-ut, përfshirë eksportet e energjisë dhe mjetet e raportuara të ruajtura në banka, Ymeri ka ngritur pyetjen se kush po përfiton nga këto miliona. ‘Milionat për kënd?
Milionat, mbi varreza të punëtorëve’, ka shkruar Ymeri.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





