Kosova po përjeton humbje në shumë aspekte për shkak të ngërçit politik dhe mungesës së institucioneve funksionale.
Drejtori i Institutit të Konsulencës Politike “POLCON”, Fitim Mulolli, vlerëson se liderët politikë nuk duhet t’i injorojnë thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe për tejkalimin e krizës.
Thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë synojnë që Kosova të jetë politikisht dhe ekonomikisht stabile, duke pasur parasysh investimet perëndimore në ndërtimin e institucioneve dhe demokratizimin e vendit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





