Deputeti i VV-së kritikon bllokimin e Kuvendit: ‘Po largoheni nga detyra’

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar bllokimin e punës së Kuvendit, duke thënë se deputetët e VV-së kanë dështuar të përmbushin detyrën për të cilën janë betuar. ‘Do të vazhdojmë t’i ekspozojmë shkeljet zinxhirore që po ndodhin në Kosovë.

Sot bëhen dy javë, më 6 gusht, që ne si deputetë kemi dhënë një betim’, tha Ramadani.

Ai kritikoi deputetët që, sipas tij, po largohen nga salla e Kuvendit dhe po e pamundësojnë konstituimin e tij. ‘Bllokimi i Kuvendit dhe ikja nga salla e Kuvendit nuk ka as nder, as përkushtim.


- Advertisement -

Nuk po e kryejnë detyrën për të cilën janë betuar si deputetë.

Këta nuk po e përfaqësojnë popullin duke ikur nga salla e Kuvendit, e hiç më hiç nuk po e përfaqësojnë me dinjitet’, u shpreh ai.

Ramadani tha se, sipas tij, ka angazhim për shkelje të kushtetutshmërisë dhe kërkoi që thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian të shërbejnë si vetëdijësim për partisë së Lëvizjes Vetëvendosje që po e bllokon Kuvendin e Kosovës. ‘Thirrja e SHBA-së dhe BE-së nuk është shqetësuese.

Ajo duhet të jetë vetëdijësuese për partinë që e ka bllokuar Kuvendin e Kosovës’, deklaroi Ramadani.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *