Ambasada e Kosovës në Washington është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për angazhimin në aktivitetet që ka organizuar në rast të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një njoftim, Ambasada e Kosovës në Washington thekson: Jemi kënaqësuar për vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për pjesën tonë në festimet e kësaj date historike.
Ne jemi krenarë që festojmë këtë moment të rëndësishëm bashkë me miqtë tanë amerikanë, duke shënuar miqësinë dhe vlerat e përbashkëta që na lidhin ngushtë me Shtetet e Bashkuara.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





