Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar për refuzimin e subjekteve politike për takime pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kurti pohon se kryetari i AAK-së ka refuzuar të takohet me të, ndërsa me kryetarin e PDK-së është takuar një herë.
Edhe pse ka hasur në refuzime, Kurti falënderon për komunikimin e vazhdueshëm me ta dhe shpreh hapësirën për takime, diskutime dhe marrëveshje. “Nuk mund të sillemi thuajse unë nuk kam provuar të takohem me subjektet e tjera.
Unë kam hasur në refuzimin e subjekteve të tjera.
Ju e dini që kryetari i Aleancës refuzon të takohet me mua, ndërkaq kryetari i PDK-së është takuar një herë.
Sidoqoftë, unë i falënderoj për komunikimin që kemi me ta, sepse duhet ta pranoj që edhe kur nuk kemi takime, ne kemi komunikim.
Shumë më mirë do të ishte të kishim takime, sepse kur ka takime ka diskutime që çojnë në marrëveshje.
Kjo tash nuk varet prej meje, por nëse ka cilëndo kohë vullnet nga ana e PDK-së ose AAK-së, ose të dyjave për takime, për diskutime, për marrëveshje, unë jam më shumë se sa i hapur, i interesuar”, tha Kurti.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





