Rita Ora, momente nga pushimet në Ibiza në shoqërinë e bashkëshortit dhe miqve

Rita Ora ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja nga vera e saj, duke sjellë momente nga pushimet në disa prej destinacioneve më të bukura të Evropës.

Këngëtarja 35-vjeçare publikoi të dielën në Instagram një seri fotografish, në të cilat shfaqet me bikini, përfshirë edhe disa momente nga udhëtimi i saj më i fundit në Ibiza, ku po pushon së bashku me bashkëshortin, Taika Waititin. Çifti ka kaluar disa ditë në një jaht luksoz në shoqërinë e miqve, ndërsa Rita tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në një bikini të vogël ngjyrë argjendi, teksa pozonte në bord.

Në fotografi të tjera, këngëtarja shihet duke u freskuar në ujërat e detit.


- Advertisement -

Rita zbuloi se disa prej këtyre momenteve janë realizuar me syze inteligjente Meta.

Rita po shijon pushimet në jaht së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, si dhe mikeshën e saj Lady Mary Charteris, bashkëshortin e saj Robbie Furze dhe vajzën e tyre, Wilde Jessie Furze.

Këngëtarja ka shfrytëzuar në maksimum motin e ngrohtë spanjoll, duke u zhytur në ujërat e Mesdheut për të bërë snorkeling, përpara se të freskohej me një dush në bordin e jahtit.

Udhëtimi në Ibiza duket se ka qenë edhe një festë e dyfishtë për çiftin, pasi këtë muaj Rita dhe Taika festojnë përvjetorin e katërt të martesës.

Rita aktualisht është e angazhuar me punën për albumin e saj të katërt, ndërsa së fundmi është rikthyer edhe në rolin e Mbretëreshës së Zemrave në filmin “Descendants”.

Ajo shtoi se edhe kur nuk bëhet fjalë për gjeneratën e parë të emigrantëve, në historitë familjare të shumë artistëve të mëdhenj mund të gjendet një histori emigracioni.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *