Rinia Demokratike e Kosovës bashkohet me PDK-në në protestë kundër bllokimit të institucioneve

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka vazhduar edhe të martën aksionin e saj para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Në aksion është bashkuar edhe Rinia Demokratike e Kosovës, e cila ka kërkuar funksionalizimin e institucioneve.

Përfaqësuesi i Rinisë Demokratike të Kosovës, Resul Suma, tha se të rinjtë nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj bllokimit të institucioneve, duke theksuar pasojat që kjo situatë mund të ketë për të ardhmen e tyre.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -