Mbi 4 mijë e 533 lejeqëndrime të përkohshme e 126 të përhershme janë lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga fillimi i vitit deri më 30 qershor.
Komuniteti serb dominon me 1,266 lejeqëndrime të përkohshme dhe 50 të përhershme.
Ish-zëvendësministri Selam Shkodra thekson se integrimi i komunitetit është pozitiv.
Institucionet e sigurisë kanë mekanizma të konsoliduara për selektimin e dhënies së lejeqëndrimeve.
Juristi Hasan Shala pohon se baza ligjore për dhënien e lejeve duhet të vlerësohet me kujdes.
Leje janë dhënë edhe për shtetas turq.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





