Në ditën e martë, pritet të ketë mot me diell dhe vranësira në orët e mëngjesit.
Rreth mesditës, pritet të depërtojë një front i dobët ajror, i cili do të sjellë rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh, kryesisht gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 15 deri në 45 km/h.
Temperaturat do të bien ndjeshëm, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 19°C dhe maksimale prej 26 deri në 31°C.
Vlerat më të ulëta pritet të jenë në vendet e larta të Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





