Familja e këngëtares së njohur uellsiane, Bonnie Tyler, e njohur si Gaynor Sullivan, u mblodh sot për ceremoninën e varrimit, një muaj pas vdekjes së saj në moshën 75-vjeçare.
Ceremonia u mbajt në qytetin e lindjes së saj, Swansea, ku bashkëshorti i saj, Robert Sullivan, udhëhoqi familjen.
Kurora me lule u vendosën para kishës, me një dedikim të këngës së saj më të njohur, “Total Eclipse of the Heart”.
Në ceremoninë përkujtimore u interpretuan disa nga këngët e saj, ndërsa kori uellsian ‘Only Men Aloud’ performoi “Bridge Over Troubled Water” dhe “Total Eclipse of the Heart”.
Familjarët e përshkruan Bonnie-n si një grua të ngrohtë, bujare dhe të veçantë dhe kërkuan donacione për organizata bamirësie në Uells në vend të luleve.
Bonnie ndërroi jetë në një spital në Faro të Portugalisë, pas një sëmundjeje të papritur.
Ajo kishte një karrierë muzikore prej gati 50 vitesh, filluar nga kënga “Lost in France” në vitin 1976.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





