“Sinjal, nuk je tu bo gazetari”, “Kur Sinjali raporton, dhimbja rëndohet”, “Po pasuroheni në kurriz të vuajtjes së njerëzve!”, “Keqraportimi juaj nxit vetëvrasje!”, “Mos përfitoni nga dhimbja e njerëzve”, “Sinjal qysh po i shërben interesit publik?”, “Kush na run prej Sinjalit?”, “Vetëvrasja nuk është sensacion.”, “Kush po ua shet tragjeditë tona?”, “Solidarizohemi me dhimbjen e secilës familje!”, “A ka sinjal për përmirësim?” – ishin disa nga parullat që mbajtën protestuesit para zyrës së portalit “Sinjali” në Prishtinë, si shenjë proteste për të kundërshtuar mënyrën e raportimit të rasteve të vetëvrasjeve dhe publikimin e informatave private të viktimave dhe familjeve të tyre nga ky medium.
Drejtori i organizatës Bind Skeja ka deklaruar se mungon transparenca rreth një portal në vend, duke thënë se nuk dihet zyrtarisht se kush janë gazetarët, kush e mbështet dhe kush e financon atë.
Skeja ka bërë thirrje për reagim të përbashkët të shoqërisë dhe institucioneve. “Nuk mundemi me e kthyer kohën mbrapa, por bashkë mundemi me u siguruar që asnjë familje tjetër mos me u ballafaquar më me portale si Sinjali. Është përgjegjësia jonë, shokë e shoqe, që kur një portal i tillë nuk e rregullon veten, që kur institucionet dështojnë me vite të tëra t’i mbajnë përgjegjës, që ne të punojmë bashkërisht, që të me një zë: Kjo padrejtësi përfundon këtu!” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





