Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një hotel në Vlorë, ku u lënduan disa shtetas të Kosovës.
Ai ka thënë se është i tronditur nga ky lajm dhe se janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Shqipërisë për gjendjen e të lënduarve. ‘Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë.
Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri.
Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë,’ thuhet në reagimin e Kurtit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





