Ana Ejupi, në pritje të fëmijës së saj të parë: Momenti i veçantë në java e 18-të të shtatzënisë

Ana Ejupi po përjeton një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës së saj, teksa është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3 ka publikuar së fundmi disa fotografi nga java e 18-të e shtatzënisë.

Në imazhe, Ana shfaqet me barkun tashmë të rrumbullakosur, ndërsa krahas tyre ka shkruar thjesht “18 javë”, duke dokumentuar një tjetër moment të veçantë të pritjes së ëmbël.


- Advertisement -

Ana dhe Kevin Edmond konfirmuan në korrik se do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti e ndau lajmin përmes një fotosesioni të përbashkët, të shoqëruar me mesazhin “Nga dy zemra në tre”.

Historia e tyre nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, ku u njohën dhe krijuan një afërsi që vazhdoi edhe pas përfundimit të eksperiencës së tyre në reality show.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *