Rita Ora performon me sukses në Festivalin BitterSweet në Poloni

Rita Ora ka shfaqur një performancë të paharrueshme në Poloni, duke u ngjitur në skenën e BitterSweet Festival në Poznań, ku mijëra fansa kanë kënduar dhe vallëzuar nën ritmet e hiteve të saj.

Festivali po zhvillohet nga 13 deri më 15 gusht në Parkun Cytadela të qytetit.

Këngëtarja shqiptaro-britanike performoi më 14 gusht, në një mbrëmje ku në program ishin edhe emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.


- Advertisement -

Nga pamjet e publikuara pas koncertit, atmosfera në festival duket të ketë qenë elektrizuese, me një numër të madh fansash që kanë shoqëruar Ritën duke kënduar këngët e saj më të njohura.

Një prej momenteve më të veçanta të mbrëmjes ishte fundi i koncertit.

Në pamjet e publikuara si aftermovie, Rita shihet teksa zbret nga skena dhe afrohet te barriera për të përshëndetur fansat, të cilët reagojnë me entuziazëm të madh ndaj artistes.

Performancën e saj në Poznań, Rita e përmbylli me një prej hiteve të saj më të dashura, “Anywhere”, duke iu afruar edhe më shumë publikut në momentet e fundit të koncertit.

Koncerti në Poloni vjen pas një vere mjaft të ngarkuar për këngëtaren, e cila ka performuar në disa vende të Evropës.

Gjatë këtij sezoni, Rita është ngjitur në skena në Austri, Finlandë, Maqedoni të Veriut dhe Poloni, duke vazhduar turneun e saj veror me performanca në festivale të ndryshme evropiane.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -