Gwyneth Paltrow dhe vajza e saj, Apple Martin, shijojnë ditët e vera në fotografitë e fundit në Instagram

Gwyneth Paltrow (53) ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga vera, por vëmendjen më të madhe e kanë marrë imazhet ku shfaqet së bashku me vajzën e saj, Apple Martin (22).

Nënë e bijë shihen duke shijuar ditët me diell, ndërsa shumë ndjekës kanë vënë re ngjashmërinë e madhe fizike mes Apple dhe aktores së njohur.

Vera deri tani po shkon mirë, ka shkruar Paltrow në mbishkrimin e fotografive. 22-vjeçarja është pjesë e kastit të komedisë romantike Paris Paramount, megjithëse detajet rreth rolit të saj ende nuk janë bërë të ditura.


- Advertisement -

Apple ka përfunduar studimet për drejtësi, histori dhe shoqëri në Universitetin Vanderbilt.

Paltrow u martua në vitin 2018 me producentin televiziv Brad Falchuk, i cili nga martesa e mëparshme me Suzanne Bukinik ka dy fëmijë, Isabella dhe Brody.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -