Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur të dhënat e fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar.
Sipas raportit, pritja më e gjatë për dalje nga Kosova është në pikën kufitare në Merdar, me kohë pritje deri në 50-60 minuta dhe kolonë prej 500 metrash.
Një situatë e ngjashme është edhe në Jarinjë, ku pritja për dalje nga Kosova është 30-40 minuta dhe kolona është rreth 400 metra.
Në Dheun e Bardhë pritja është 10-20 minuta me kolonë prej 100 metrash.
Në Vërmicë, pritja për dalje nga Kosova është rreth pesë minuta me kolonë rreth 60 metra.
Në pika kufitare të tjera, pritjet janë kryesisht të shkurtra.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





