Sot, Shërbimi Korrektues i Kosovës organizoi ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 46-të të Trajnimit Profesional për Zyrtarë Korrektues.
Në ceremoni, 100 kadetë do të pranojnë diplomat e tyre.
Aktiviteti do të zhvillohet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, fillimi është planifikuar për ora 10:00.
Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë personalitete të larta politike të Kosovës siç janë: Albin Kurti, kryeministër në detyrë; Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre në detyrë e Drejtësisë; Ismail Dibrani, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës; dhe Shpend Shabani, u.d. i drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





