PDK vazhdon aksionin para Qeverisë së Kosovës dhe kërkon seancën konstituive të Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe sot aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar respektimin e rendit kushtetues dhe thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Një ditë më parë, deputetët e PDK-së i kishin bërë thirrje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që seancën ta thërrasë sot në ora 11:00.

Nga oborri i Qeverisë, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video, përmes së cilës ka bërë të ditur se partia e tij do ta vazhdojë aksionin. “PDK nuk zbrapset.


- Advertisement -

Liroje zyrën o deputet uzurpator”, ka shkruar Hoxhaj, duke iu drejtuar Albin Kurtit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -