Nicole Kidman ka folur hapur për kapitullin e ri në jetën e saj, duke thënë se është e gatshme ta “përqafojë dashurinë”, në një kohë kur janë shtuar spekulimet se aktorja mund të ketë nisur një romancë të re pas divorcit nga Keith Urban.
Ylli 59-vjeçar i filmit “Practical Magic 2” ka pranuar se nuk e kishte imagjinuar se jeta e saj do të merrte këtë drejtim. “Por tani kështu është”, ka thënë Kidman. “Bën të gjitha këto plane dhe ke ide se si do të duket gjithçka, dhe më pas gjërat thjesht nuk ndodhin ashtu.
Duhet të përshtatesh”.
Kidman u nda nga muzikanti Keith Urban vitin e kaluar, pas pothuajse dy dekadash martesë. Çifti ka dy vajza, Sunday Rose, 18 vjeçe, dhe Faith Margaret, 15 vjeçe.
Divorci i tyre u finalizua zyrtarisht në janar të këtij viti.
Aktorja ka treguar se koha dhe ajo që i quan “mentorë të jashtëzakonshëm” e kanë ndihmuar të përshtatet me realitetin e ri. “Ndonjëherë më thoshin: ‘Nicole, ndonjëherë thjesht duhet ta përballosh goditjen’”, ka treguar ajo. “Kur e pranon këtë, në vend që të thuash: ‘Nuk është e drejtë’, i thua vetes: ‘Po, nuk është e drejtë.
Por disa gjëra në jetë thjesht nuk janë të drejta’.” Nicole Kidman gjithashtu ka treguar se në vendimet e saj udhëhiqet më shumë nga emocionet sesa nga analiza e tepërt. “Më udhëheq zemra.
Thjesht pyes veten: ‘Në rregull, çfarë po ndiej në këtë situatë?
Do ta provoj’.
Kjo i befason njerëzit, sepse mendoj se ata presin që të jem shumë më e matur, por në fakt nuk jam”, ka deklaruar ajo.
Muajin e kaluar, ylli i serialit “Big Little Lies” tërhoqi vëmendjen e mediave pasi u pa në shoqëri të afërt me Michael Reinstein, një investitor në sektorin e kapitalit privat, gjatë pushimeve të saj në Itali.
Momentet e tilla nxitën menjëherë spekulimet për një lidhje të re, por Kidman deri tani nuk i ka konfirmuar këto zëra.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





