Këngëtari dhe kantautori britanik Sam Smith ka zbuluar se albumin e tij të ri, ‘Hazel Eyes’, ia ka kushtuar të fejuarit të tij, stilistit të modës Christian Cowan.
Smith tregoi se Cowan ka qenë një mbështetje e madhe për të gjatë gjithë procesit të krijimit të albumit. ‘Ka qenë i mrekullueshëm dhe më ka mbështetur gjatë gjithë procesit të krijimit të albumit.
Gjithmonë kam menduar se sa shumë duhet të zbuloj.
Nuk doja të tregoja shumë, por në të njëjtën kohë albumi flet edhe për të. Është një letër dashurie për të dhe një pasqyrim i kësaj periudhe që po kalojmë’, u shpreh këngëtari.
Albumi i pestë në studio i Sam Smith do të publikohet më 21 gusht.
Në muajin korrik, Smith konfirmoi edhe fejesën me Christian Cowan, pas rreth tre vitesh lidhje.
Artisti ka zbuluar gjithashtu se këngën e parë të albumit, ‘Everlasting Love’, e ka shkruar një natë para takimit të tyre të parë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





