Kryeministri Rama reagon për qëndrimin e Ukrainës për Kosovën: ‘LIRI PËR UKRAINËN’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Rama kritikon reagimet e disa zërave në Shqipëri dhe Kosovë dhe i cilëson si ‘turp’, duke theksuar se mbështetja për një vend që përballet me luftë nuk duhet të kushtëzohet.

Ai thotë se Shqipëria duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, pavarësisht qëndrimit të Kievit ndaj Kosovës. ‘Ukraina mund të jetë gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme’, deklaron Rama.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -