Deputetët e PDK-së kërkojnë seancë në Kuvend për konstituim

Deputetët e PDK-së, sot nga ora 7:30 kanë qëndruar para hyrjes së objektit të Qeverisë, ku sipas tyre Albin Kurti po qëndron jashtëligjshëm në zyrën e kryeministrit pasi nuk ka formuar institucionet e re.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se do të shkojnë tani në Kuvend për të kërkuar seancën për konstituim. “Këto janë institucione të qytetarëve, secili prej nesh është i përkohshëm, e përjetshme është vetëm Republika dhe nuk do ta lejojmë Albin Kurtin ta rrënojë, shkojmë në Kuvend për të bërë kërkesën për seancë”, ka thënë Çitaku.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -


- Advertisement -