Dy gra të reja janë konfirmuar shtatzëna pas procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF), të realizuara në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Shtatzënitë janë konfirmuar përmes analizës β-hCG, në kuadër të programit të fertilizimit të asistuar që po zbatohet në sistemin publik shëndetësor.
Autoritetet e QKUK-ut kanë bërë të ditur se pritet edhe konfirmimi i shtatzënive të tjera në ditët në vijim, duke vazhduar rezultatet e suksesshme të programit të IVF-së në sektorin shëndetësor publik.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





