PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive në Kuvend – Lajme nga politika në Kosovë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka kërkuar kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, që sot, më 12 gusht, të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive.

Në kërkesën zyrtare drejtuar Deharit, PDK-ja ka vlerësuar se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese.

Megjithatë, sipas PDK-së, tejkalimi i këtij afati nuk e shuan detyrimin për përfundimin e procesit të konstituimit. ‘Prandaj, PDK-ja ka kërkuar që pa asnjë vonesë të mëtejshme të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit për të cilin kanë marrë besimin e qytetarëve’, thuhet në kërkesën e partisë.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -