Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka komentuar situatën politike në Kosovë në lidhje me moskonstituimin e Kuvendit.
Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka numrat për kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë, por nuk i ka shfrytëzuar ende.
Nëse VV nuk i ka, LDK është gati t’i japë ato.
Gashi vlerëson se VV po e shfrytëzon formulën blloko për të shtyrë përpara formimin e institucioneve dhe shton se Albin Kurti synon një mandat më të madh për ta qeverisur.
Ai gjithashtu thotë se LDK-ja duhet të jetë konstruktive, por jo naive.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





