Alexandria Ocasio-Cortez vendos të ngrijë vezët për më shumë kontroll mbi jetën e saj

Deputetja amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka bërë të ditur se ka vendosur të ngrijë vezët e saj, me qëllim që të ketë “më shumë kontroll mbi jetën e saj”. 36-vjeçarja e njoftoi vendimin përmes rrjeteve sociale të shtunën.

Ocasio-Cortez nuk ka treguar nëse planifikon të ketë fëmijë, por ka bërë të ditur se kishte kursyer para për t’iu nënshtruar kësaj procedure. …

Nëse gruaja është e përshtatshme për procedurën, mjeku përshkruan terapi hormonale, kryesisht në varësi të moshës dhe rezervës së vezëve.


- Advertisement -

Injeksionet zakonisht merren për rreth dy javë dhe synojnë të stimulojnë vezoret që të prodhojnë sa më shumë vezë të shëndetshme. …

Në një koment mbi këtë studim, antropologia e Universitetit Yale, Marcia Inhorn, e përshkroi situatën si një problem për gratë e arsimuara dhe profesionale që dëshirojnë një partneritet, shtatzëni dhe prindërim, por nuk gjejnë gjithmonë partnerë të përshtatshëm, të arsimuar dhe të barabartë me to. …

Ngrirja e vezëve mund t’u japë grave më shumë fleksibilitet dhe kontroll mbi planifikimin e tyre riprodhues.

Gratë vendosin ta bëjnë këtë për shumë arsye.

Disa duan të përfundojnë studimet, të arrijnë një stabilitet më të madh financiar ose të avancojnë në karrierë përpara se të kenë fëmijë. …

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *