Grumbullimi i mbeturinave po vazhdon të jetë problem në Fushë Kosovë, ku qytetarët shprehen të shqetësuar për gjendjen e krijuar.
Ata thonë se temperaturat e larta mund ta rëndojnë situatën dhe të ndikojnë edhe në shëndetin e banorëve.
Komuna pranon se kapacitetet aktuale nuk mjaftojnë për sasinë e mbeturinave, ndërsa paralajmëron blerjen e kamionëve të rinj.
Situata me mbeturina vazhdon te mbetet jo e mirë në Fushë Kosovë, thonë qytetarët.
Ata thonë se nga kundërmimi si shkak edhe i temperaturave të nxehta mund të ndikojë edhe në shëndetin e tyre.
Qytetarët bëjnë apel që të ndërmerren masa që kjo gjendje të ndryshojë. ‘Ky Berllog nuk bon kështu me kanë.
Janë edhe njerëzit e rrezikun, se edhe qentë po rrinë këtu’, tha një qytetar.
Shqetësime për gjendjen me mbeturinat kanë shprehur edhe partitë në opozitë, duke kërkuar masa konkrete për zgjidhjen e problemit.
Nga kompania Pastrimi, përmes një përgjigjeje me shkrim, thanë se grumbullimi dhe largimi i mbeturinave në territorin e Komunës së Fushë Kosovës realizohet nga operatorë të ndryshëm, varësisht nga zona.
Sipas tyre, KRM ‘Pastrimi’ ofron shërbimin e grumbullimit të mbeturinave në zonat rurale, përkatësisht në fshatrat e Komunës së Fushë Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




