Procesi i Aplikimit për Tekstet Shkollore në Kosovë: Numri i Aplikimeve të Suksesshme Rritet në 174,720

Në prag të 1 shtatorit, procesi i aplikimit për tekstet shkollore vazhdon të mbetet i hapur.

Deri më tani, shifrat flasin për mbi 174 mijë e 720 aplikime të suksesshme.

Për herë të parë, Ministria e Arsimit ka ndërmarrë hapa për t’i përfshirë edhe fëmijët e familjeve rezidente që nuk posedojnë leje qëndrimi zyrtare në Kosovë, por që janë të kyçur në sistemin tonë arsimor. “Kështu që secili prind që nuk ka leje qëndrim të Kosovës dhe i ka dorëzuar në Ministri të Arsimit në formë fizike por edhe në formë elektronike të dhënat për fëmijët nga shkolla dhe ato do të ua dërgojnë ASHI-së që manualisht pastaj të vendosen në sistem.


- Advertisement -

Do të thotë që secili fëmijë që vijon mësimin në shkollat e Kosovës dhe është rezident në Kosovë, nuk do të mbetet pa u subvencionuar me tekste mësimore dhe materiale shkollore”, tha për RTK, Anita Kadriu, drejtore e Departamentit për arsim paraunviversitar në Ministri të Arsimit.

Krahas kësaj, rrjeti i përfituesve zgjerohet edhe në kategori të veçanta sociale dhe institucionale.

Fëmijët me nevoja të veçanta, për të cilët tekstet standarde shpesh nuk mjaftojnë, do të mbështeten për mjete alternative didaktike.

Po ashtu, sikurse vitin e kaluar, mbështetja shtrihet edhe brenda mureve të Qendrës Korrektuese në Lipjan.

Ndonëse procesi po ecën sipas dinamikës së parashikuar, një pikëpyetje mbetet ende mbi shumën e saktë financiare që do të përfitojë secili nxënës.

Nga Ministria bëjnë me dije se llogaritjet përfundimtare do të bëhen vetëm pasi të mbyllet afati i aplikimit dhe të ketë një numër të saktë të regjistruarish. “Shuma ende nuk është përcaktuar për arsyeje se jemi duke pritur që të mbyllet aplikimi.

Në momentin që aplikimi mbyllet, ne e dimë sa nxënës gjithsej kemi në nivelin e arsimor që nga klasa e 1 deri në të 9-tën dhe pastaj bëhet një kalkulim nga Ministria e Arsimit dhe dihet saktë shuma se sa do të shkoj për secilin nxënës në Kosovë”, tha Kadriu.

Ministria e Arsimit thotë se synimi është që subvencionimi të përfundojë në kohë dhe nxënësit të pajisen me tekstet dhe materialet shkollore para nisjes së mësimit më 1 shtator.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *