Shqipëria në vendin e 10-të për pushimet e francezëve: raporti i fundit

Shqipëria renditet në vendin e 10-të mes 20 destinacioneve kryesore të pushimeve të francezëve këtë vit, sipas “Observatorit të pushimeve të francezëve”.

Ambasada e Shqipërisë në Francë ka ndarë në rrjetet sociale raportin e “Observatorit të pushimeve të francezëve”, teksa thekson se “me një rritje veçanërisht mbresëlënëse në korrik 2026, Shqipëria shënoi një rritje prej mbi 288% krahasuar me korrikun 2025.

Një entuziazëm që konfirmon, vit pas viti, atraktivitetin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë për publikun francez”.


- Advertisement -

Artikulli i publikuar nga media franceze “BFM Business” tregon se udhëtimet e pushuesve francezë në muajin korrik kanë shënuar një rënie të ndjeshme, përveç Shqipërisë, ku rezervimet janë rritur me +288%.

Edhe pse ka pasur një rritje të rezervimeve të minutës së fundit, sektori francez i udhëtimeve vlerëson se vera e vitit 2026 do të jetë dukshëm më e dobët krahasuar me vitin e kaluar.

Shqipëria veçohet me një rritje prej 288% të udhëtimeve krahasuar me një vit më parë.

Franca mbetet “destinacioni kryesor” për pushuesit francezë, ndërsa Spanja vijon të shënojë rritje (+4%) dhe po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për turistët.

Në segmentin e udhëtimeve në distanca të gjata, Shtetet e Bashkuara (-39%) dhe Tanzania (-24%) kanë shënuar rëniet më të mëdha, ndërsa Japonia (+28%), Kanadaja (+2%) dhe Republika Dominikane (+1%) kanë arritur të ruajnë një ecuri pozitive.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *