32-vjeçarja shkëmbeu betimet me Acee të shtunën, ndërsa për ditën e saj të veçantë zgjodhi një fustan të personalizuar nga Balenciaga.
Fustani pa rripa ishte i punuar me saten mëndafshi dhe kishte një bisht elegant të mbledhur me një fjongo.
Pak ditë para dasmës, motra e saj e madhe, Scout Willis, publikoi një fotografi të çiftit duke marrë certifikatën e martesës në gjykatën e Blaine County në Hailey, Idaho.
Tallulah shfaqej me një fustan të kuq me pika dhe syze dielli, derisa Justin kishte zgjedhur një veshje më të thjeshtë.
Scout, 35 vjeçe, e shoqëroi fotografinë me një mesazh emocionues për çiftin, duke treguar gëzimin e familjes për këtë moment të rëndësishëm.
Tallulah dhe Justin Acee janë në një lidhje që prej janarit të vitit 2023. Çifti u fejua në dhjetor të vitit 2024, pas një propozimi romantik që Tallulah e ndau me ndjekësit në rrjetet sociale.
Justin Acee është muzikant dhe aktualisht sjell muzikë me emrin artistik NIGHTIES.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





