Blake Lively dhe Ryan Reynolds u shfaqën të afërta dhe të buzëqeshur gjatë një ndeshjeje futbolli mes Liverpool dhe Wrexham në stadiumin Yankee.
Aktorja 38-vjeçare ndau në Instagram fotografi nga ndeshja e 29 korrikut, ku shfaqej me bashkëshortin, fëmijët dhe miqtë e tyre. ‘Një nga momentet më surreale të këtij udhëtimi të egër dhe të bukur’, shkroi Lively. Çifti, i martuar që nga viti 2012, pozuan së bashku në disa prej fotografive, ndërsa Lively falënderoi fotografin Guy Aroch për kujtimet e krijuara gjatë kësaj dite.
Pamjet vijnë në një kohë kur Lively thuhet se ka përjetuar një krisje në miqësinë e saj me Taylor Swift, pasi mungoi në dasmën e këngëtares me Travis Kelce më 3 korrik.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





