Gisele Bundchen ka ndarë një pamje të rrallë nga jeta familjare, duke publikuar një fotografi ku stërvitet me djalin e saj 17-muajsh në kuvertën e një jahti luksoz.
Supermodelja 46-vjeçare shfaqet duke bërë ushtrime me shirita rezistence dhe pesha, ndërsa i biri imiton lëvizjet e saj.
Për të ruajtur privatësinë e tij, Bündchen ia ka mbuluar fytyrën me një emoji zemre të bardhë.
Në përshkrimin e fotografisë, ajo foli për përgjegjësinë e mëmësisë dhe ndikimin që prindërit kanë te fëmijët përmes shembullit të përditshëm. “Ata mësojnë nga ne edhe kur ne nuk e kuptojmë”, shkroi ajo, duke shtuar se veprimet e saj kanë më shumë rëndësi sesa fjalët.
Bundchen është gjithashtu nënë e Benjamin, 16 vjeç, dhe Vivian, 13 vjeçe, me ish-bashkëshortin Tom Brady.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





