Cardi B ka shënuar një sukses të pazakontë në karrierën e saj, duke u bërë reperja e parë femër që ka katër këngë të certifikuara me diamant. 33-vjeçarja festoi deri në orët e para të mëngjesit, pasi “WAP”, bashkëpunimi i saj me Megan Thee Stallion, kaloi zyrtarisht shifrën e 10 milionë njësive të shitura në SHBA.
Kënga iu bashkua “Bodak Yellow”, “I Like It” dhe “Girls Like You”, duke e çuar në katër numrin e këngëve të saj me këtë certifikim, shkruan DailyMail.
Gjatë festimeve, Cardi tërhoqi vëmendjen me një bluzë të bardhë me dekolte të theksuar, pantallona të ngushta dhe taka ngjyrë jeshile mente.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





